Do trafikonte armë zjarri nga Shqipëria drejt Italisë! Dështon tentativa e 23-vjeçarit në Rinas
21/06/2024 09:23
Një 21-vjeçar ka tëntuar të kalojë një armë zjarri nga pika kufitare e Rinasit.
Daors Gashi me origjinë nga Kosova, gjatë skanimit të bërë në aeroportin e Rinasit, u kap me armë zjarri në çantën e tij.
“Nga kontrolli nëpërmjet skanerit, në çantën e këtij shtetasi, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak”-njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”.
Top Channel