Zjarri përfshin sipërfaqen me barishte dhe kallamishte në Novoselë të Vlorës, era favorizon përhapjen e flakëve

28/09/2026 20:32

Një zjarr ka rënë mbrëmjen e së hënës në fshatin Bishan njësia administrative Novoselë të Vlorës, në një sipërfaqe me barishte dhe kallamishte.

Në vendngjarje ka shkuar një mjet zjarrfikës, ndërsa era ka favorizuar përhapjen e flakëve. Zjarri ka djegur bimësinë, ndërsa shërbimi zjarrfikës ka ndërhyrë për të vënë flakët nën kontroll.

Top Channel