Gazetari Klodian Zhivani ka siguruar pamje nga kamerat e sigurisë, ku tregohet momenti kur dy autorët të maskuar me pelerina të zeza hipin mbi murin rrethues të banesës dhe vendosin tritolin në banesën e efektivit në Shkodër.
Sasia e lëndës plasëse i është vendosur makinës së policit Kastriot Selimaj rreth orës 4 të mëngjesit në lagjen “Tepe”.
Nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale.
Makina ka qenë e parkuar në oborrin e banesës, dhe autorët kanë kaluar murin rrethues për të vendosur lëndën plasëse në gomën e makinës.
Kastriot Selimaj, është efektiv i policisë rrugore në Shkodër. Në polici, ai ka deklaruar se nuk pa probleme me njeri dhe dyshimet janë për shkak të punës.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Top Channel