Rumania ka arritur një fitore të merituar përballë Ukrainës në Mynih, me rezultatin 3-0.

Sfida nisi mjaft fuqishëm nga të dyja kampet, teksa goli i parë u shënua në minutën e 29 nga Stanciu, i cili realizoi në një mënyrë fantastike.

Në pjesën e dytë, ishin sërish rumunët të cilët në harkun e 4 minutave shënuan dhe dy herë të tjera me Marin dhe Man, duke i prerë shpresat ukrainasve.

Kështu Rumania shkon në kuotën e tre pikëve në Grupin E, në të njëjtin grup ku bëjnë pjesë dhe Belgjika me Sllovakinë.

Rezultati:

Rumani-Ukrainë 3-0

Stanciu 29′, R. Marin 53′, Man 57′

Komenti:

90+4′ Mbyllet sfida me fitoren e Rumanisë!

57′ Goool Rumania 3-0! Man zgjat këmbën pas një topi në zonë dhe shënon golin e tretë. (VIDEO)

53′ Goool Rumania 2-0! R. Marin lëshon një predhë nga distanca, e cila shkon në cepin e portës. (VIDEO)

46′ Nis pjesa e dytë!

45+3′ Mbyllet pjesa e parë!

29’ Goool Rumania 1-0! Stanciu realizon me një super goditje, zhbllokohet takimi. (VIDEO)

13′ Kundërsulm i shpejtë nga ukrainasit, Tsigankov merr krahun e djathtë dhe i drejtohet fundores

8′ Kundërpërgjigjen rumunët, Dragush tenton goditjen nga distanca

6′ – Ukrainasit që tregohen të rrezikshëm, Sudakov provon gjuajtjen nga jashtë zone por mbyllet nga mbrojtja rumune.

1′ Nis sfida!

Formacionet zyrtare:

Top Channel