Vendasit në Australi vrasin krokodilin gjigant që ‘persekutonte’ kafshët e tyre (fotot)

14/06/2024 21:47

Një krokodil ujërash të kripur që kishte krijuar probleme me fshatarët indigjenë dhe kafshët e tyre të buta është vrarë nga fshatarët në territorin aborigjen australian Northern Territory, njoftonte policia vendase.

Zvarraniku ‘problematik’ 3.63 metra i gjatë ishte parë në zonat e largëta të lumit Baines pas përmbytjeve që kishin ndodhur me herët në zonën e largët në veri të kontinentit.

Policia tha se vendasit kishin vrarë me armë krokodilin “për t’u siguruar që ai të mos rrezikonte më komunitetin”, vendim që ishte marrë pas konsultimeve me të vjetrit e zonës, pronarë të tokave dhe zyrtarë të parqeve botës së egër.

Kafsha ishte transportuar më pas në komunitetin vendas aborgjen Bulla, ku sipas mediave australiane e perëndimore “ishte përgatitur për t’u kthyer në gosti tradicionale”, tha rreshteri i policisë Andrew McBride, i cili tha për rrjetin ABC News se “komuniteti e kishte ngrënë kafshën”.

Zyrtari tha se këto kafshë kishin nisur të shfaqen në vende ku nuk ishin parë më parë.

“Me sasinë e madhe të ujit në zonë, krokodilët kanë nisur të shfaqen në vende ku normalisht nuk shiheshin më parë,” tha ai.

Policia ka paralajmëruar banorët për rrezikun e krokodilëve pas rritjes së nivelit të ujit në zonë.

“Çdo pellg i madh uji mund të përmbajë kafshë të rrezikshme prandaj rekomandojmë të bëhet banjë vetëm në vendet e caktuara”, tha Kristen Hay, drejtore e botës së egër dhe sigurisë së ujërave në Northern Territory, shkruan rrjeti Independent.

FOTO GALERI
1/3
Policia tha se vendasit kishin vrarë me armë krokodilin “për t’u siguruar që ai të mos rrezikonte më komunitetin”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA