Tendat e miliona pelegrinëve mbushin qytetin saudit me nisjen e Haxhit në Mekë (fotot)

14/06/2024 18:48

Pamje të qytezës së Mina, në periferi të Mekës tregonin sot mijëra tenda ku po akomodohen pelegrinët muslimanë të Haxhit që sapo ka nisur në Arabinë Saudite.

Besimtarët me veshjet e lirshme të bardha vinin me autobusë ose në këmbë, shumë prej të cilëve mbanin çadra dielli prej nxehtësisë së ashpër të motit veror.

Pas kryerjes së “tavafit” me shtatë rrotullime duke ecur rreth Qabes së shenjtë, besimtarët ktheheshin në kampin e tendave me ajër të kondicionuar në Mina.

Deri kësaj jave numëroheshin rreth 1.5 milionë pjesëmarrës në rituale nga e gjithë bota, njoftonin autoritetet, megjithë nxehtësinë rreth 40 gradë Celsius.

Kampi ne luginen shkëmbore te Mina, disa kilometra larg Mekës, është organizuar sipas kombësive dhe çmimit të paguar nga pelegrinët.

Rrjeti AFP raportonte për besimtarë të pakënaqur me kushtet e akomodimit prej mungesës së hapësirës, ashtu si dhe të tjerë që nuk mërziteshin në udhëtimin e tyre shpirtëror.

“Nuk ka shumë hapësirë mes krevateve por nuk ka problem sepse udhëtimi Haxhit ka të bëjë me durimin dhe faljen”, tha 44 vjeçari pakistanez Intisham al-Ahi, që ndan tendën me disa bashkë-atdhetarë të tij.

Vizita e muslimanëve në Mekë përfshin rituale që kryhen gjatë mesatarisht katër ditëve në Mekë dhe rrethinat e saj.

Vitin e kaluar më shumë se 2 milionë muslimanë të huaj morën pjesë në Haxh, sipas shifrave zyrtare.

Haxhi është një nxitje e konsiderueshme financiare e turistike për Arabinë Saudite dhe një mjet legjitimizimi për monarkun e vendit, titulli i të cilit përfshin gjithashtu përcaktimin “Kujdestar i dy xhamive të shenjta”, duke iu referuar Mekës e Medinës”./AFP/

FOTO GALERI
3/7
Deri kësaj jave numëroheshin rreth 1.5 milionë pjesëmarrës në rituale nga e gjithë bota

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA