Protesta para bashkisë së Tiranës/ Hidhet molotov drejt godinës, u vihet flaka gomave! Përplasje me policinë, kundërpërgjigje me gaz lotsjellës

14/06/2024 12:00

Opozita veproi me të njëjtin skenar edhe këtë të premte në protestën para Bashkisë së Tiranës.

Opozita mblodhi mbështetësit për të 12-ën herë para godinës së bashkisë.

Protestuesit janë përplasur me policinë dhe kanë tentuar të heqin gardhin metalik.

Më pas kanë hedhur molotov drejt godinës, ndërsa mbanin në duar flamujt e PD, tymuese me ngjyra dhe fishekzjarrë.

Pas përplasjes me policinë, këta të fundit u kundërpërgjigjën me gaz lotsjellës dhe ujë.

FOTO GALERI
2/44

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA