Fëmijët pranë aeroportit të Amsterdam vuajnë më shumë nga asma, thotë studimi holandez (fotot)

14/06/2024 16:59

Rezultatet tregonin se fëmijët që jetojnë pranë aeroportit përdornin pompat kundër asmës e alergjive, prej prezencës së mikropjesëzave të lëshuara nga avionët.

Studiuesit holandezë zbuluan një përdorim shumë më të gjerë të pompave anti-alergjike te fëmijët që jetonin pranë aeroportit Schiphol në Amsterdam, duke thënë se në varësi të drejtimit të erës, çdo centimetër kub ajër aty përmbante mijëra mikropjesëzave helmuese.

Matjet e cilësisë së ajrit u kryen në tre shkolla fillore, secila tre km larg gardhit të aeroportit, shkruan rrjeti The Guardian, ku studiuesit zbuluan se nga 165 fëmijë 20 ishin asmatikë, dhe se shkollat ekspozoheshin shpesh ndaj mikropjesëzave helmuese të lëshuara nga karburantet e avionëve.

Fëmijëve iu mësua si të bënin matjet e ajrit dhe të mushkërive të tyre edhe në shtëpi dhe kjo solli zbulimet më të rëndësishme.

Drejtuesi studimit, Prof Gerard Hoek i Universitetit te Utrecht, tha: “Në ditët me mikropjesëza të lidhura me aviacionin, fëmijët shfaqin shumë simptoma frymëmarrjeje dhe përdorim mjekimet si pompat personale anti-asmatike. Ata shfaqin kollë, hundë të zëna dhe sekrecione nga mushkëritë”.

Në 2021, agjencitë shëndetësore holandeze dhe OBSH theksuan rritjen e provave për prezencën e mikropjesëzave në ajër dhe dëmin e tyre te shëndetin, por OBSH tha se ‘prej ndryshimeve shifrore në studimet, nuk mund të vendosej një standard’.

 

Një studim në Angli në 2019, zbuloi se në qytezën Horley me 23,000 banorë panë aeroportit të Gatwick pranë kryeqytetit, masa e mikropjesëzave ishte e njëjtë me ato në një prej rrugëve më të ngarkuara në qendër të Londrës. /The Guardian/

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA