Gazetarja Dorjana Bezat ndau disa detaje në lidhje me largimin dhe më pas arrestimin e Durim Bamit, në Dubai.
Ajo tha se Bami në dosjen “Metamorfoza 2” kishte dy role, por më së tepërmi si objektiv atentatesh. Bezat u shpreh se Durim Bami është larguar më 16 maj drejt Dubait, teksa ka përdorur identitetin e tij.
“Në dosjen ‘Metamorfoza 2’, ne Durim Bamin e kishim në dy role, edhe si objektiv sulmi por edhe si ideator sulmi, por më shumë prevalonte e para. Duke qenë se në Shqipëri klima nuk ishte dhe aq e miqësore për ta, sepse ishte e përgatitur për sulmin, lëvizte me makina të blinduara.
Durim Bami ka edhe hesape të hapura edhe me miq të dikurshëm të tij. Në zonën e Niklës u vra pak javë më parë Gentjan Bejtja, që njihej si kundërshtari i tij. Që në atë vrasje ai nuk ndodhej në Shqipëri. Durim Bami është larguar në drejtim të Dubait më 16 maj. Në 15 doli urdhër-arresti, por fillimisht bëhet kontrolli brenda vendit, e më pas nis kërkimi ndërkombëtar.
Po flasim për durim Bamin, që ka histori të mëparshme dhe e dinte shumë mirë që do të duhet një ditë kohë të dalë në kërkim ndërkombëtar. Ai përfitoi nga kjo kohë. Më 16 maj ai është larguar nga Turqia për në Dubai, me identitetin e tij”, tha Bezat.
Top Channel