Protestuesit zhvendosen te “Pazari i ri”, i vënë flakën koshave dhe zonës pranë tregut me strukturë druri. Banorët hedhin ujë nga ballkonet

13/10/2026 21:54

Protesta e ditës së sotme që nisi në Ministrinë e Arsimit ka vijuar në disa zona të kryeqytetit.

Pasi kaluan nga zona e “9-katësheve”, gazetari i Top News, Xhoi Malësia raportoi se disa protestues janë zhvendosur dhe te “Pazari i Ri”, ku u kanë vënë flakën koshave të mbeturinave dhe zonës pranë tregut që është me strukturë druri.

“Ka një numër më të lartë të të rinjve dhe është e pamundur ndërhyrja e mjeteve të rënda të policisë”, tha gazetari.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe policia, e cila ka nisur menjëherë për mobilizimin e situatës dhe shuarjen e flakëve. Protestuesit vrapuan menjëherë në mënyrë që të mos arrestoheshin.

Gazetari Xhoi Malësia raportoi se banorët e zonës kanë nisur që të hedhin ujë nga ballkonet, në mënyrë që të shuajnë zjarret.

Top Channel