Muslimanët në Bangladesh mbushin tregjet e kafshëve para festës së Kurban Bajramit (fotot)

13/06/2024 18:59

Muslimanët në Bangladesh shiheshin sot të mbushnin tregjet e kafshëve të sakrificës, teksa miliona njerëz në vend përgatiten për festën e Kurban Bajramit.

Shitësit e pyetur nga rrjeti AFP shpreheshin relativisht të kënaqur me blerjet duke llogaritur krizën  e inflacionit që ka përfshirë vendin.

“Solla katër lopë dhe kam shitur tre prej tyre, mora fitim të mirë. Tani më ka mbetur edhe një dhe nëse e shesh mbledh rreth 700,000 taka (5,800 dollarë)”, tha tregtari 42 vjeçar Mohammad Mosharraf.

Një tjetër shitës ishte më pak i kënaqur me tregun.

“Njerëzit nuk kanë para dhe nuk duket se shumë do të sakrifikojnë një kafshë këtë vit. Ata që më parë sakrifikonin një kafshë me vlerë 100,000 taka (830 dollarë) tani kërkojnë të sakrifikojnë një kafshë me vlerë 50,000 taka (410 dollarë). Lopët e vogla duket se po shiten më shumë, kurse të mëdhatë nuk i merr njeri”, shtonte tregtari ri Souvik Ahsan.

Shitësit thonin se tregu është i tolerueshëm pasi dhe ata nuk kërkojnë shumë fitim, por gjithsesi ‘bërja e pazarit’ dhe luhatja e ofertave luajnë rol të konsiderueshëm në shitjet. Kjo pasi sipas tyre shitësit kërkojnë të shesin kafshët e tyre kur dhe tre ditë kanë mbetur para festës së Bajramit.

Festa e Kurban Bajramit rikthen në vend shumë punonjës emigrantë bangladeshas që mbushin stacionet e autobusëve e trenave për të shkuar në qytezat e tyre per te shijuar bashkimin me familjen në festën fetare te sakrificës së kafshës./AFP/

FOTO GALERI
15/15

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA