Mijëra peshq të ngordhur mbeten në lagunën e tharë në Meksikë (fotot)

13/06/2024 19:28

Mediat publikonin ost pamje të mijëra peshqve të ngordhur në luginën Bustillos në veri të Meksikës ku ujërat kanë pësuar një rënie të konsiderueshme të nivelit.

Punonjësit e qytezës së Cuauhtémoc dhe vullnëtarë nisën punë për pastrimin e zonës teksa tremben se mbetjet e peshqve që kanë nisur të dekompozohen, mund të shkaktojnë sëmundje.

Zyrtarët thonin se niveli i ujit në lagunës së gjerë  ka rënë me rreth 50%.

“Kur ulet niveli i ujit, ndotësit bëhen më te përqendruar dhe kjo dëmton speciet që jetojnë aty”, tha përfaqësuesja Irma de la Peña Meraz, duke shtuar se dhe uji i mbetur nuk është i cilësisë së mirë.

Shfaqja e peshqve të vdekur kishte nisur prej disa ditësh dhe një erë e rëndë ndjehej në disa zona të liqenit të kthyer thuajse në një kënetë.

Në të gjithë territorin e Meksikës raportohen mangësi të reshjeve dhe temperatura të larta, duke shkaktuar vështirësi që ndjehen dhe në qytete, shkruan rrjeti AFP.

Zyrtarët vendas thonë se sezoni i nxehtë ka nisur prej prillit dhe mund të vijojë deri në tetor, duke shkaktuar sëmundje dhe vdekje prej rritjes së temperaturës, sipas rrjetit francez AFP.

FOTO GALERI
2/3
Shfaqja e peshqve të vdekur kishte nisur prej disa ditësh dhe një erë e rëndë ndjehej në disa zona të liqenit të kthyer thuajse në një kënetë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA