Humb jetën turisti bullgar, bie në humnerë teksa ngjitej në Malin e Jezercës
12/06/2024 09:03
Dy turistë bullgarë janë aksidentuar teksa ngjiteshin në Majën e Jezercës dhe një prej tyre ka humbur jetën.
Gazetari Klodian Zhivani raporton se i riu ka gjetur vdekjen, pasi ra në humnerë. Banorët e zonës dhe policia kanë mbërritur në vendin e ngjarjes pas disa orësh. Së bashku me ta, ka mbërritur edhe një helikopter dhe po punohet për nxjerrjen e trupit nga humnera.
Ngjitja në Majën e Jezercës, nga Thethi, kërkon një përgatitje shumë të mirë fizike pasi shkon deri në 8 orë ngjitje në një terren shumë të vështirë dhe njohje shumë të mirë të zonës. Një pjesë e madhe e turistëve të huaj, preferojnë të bëjnë ngjitjen pa guidë lokale.
Top Channel