FOTOT/ Merr flakë fabrika e materialeve izoluese në Athinë, shënohen shpërthime të vazhdueshme! Rezulton të jetë në pronësi të…

12/06/2024 16:00

Një fabrikë materialesh izoluese ka marrë flakë pasditen e së mërkurës në kryeqytetin e Greqisë, Athinë.

Sipas burimeve lokale,fillimisht pati një shpërthim dhe në vazhdim fabrika shpërtheu në flakë.

Në zonë janë drejtuar forca të shumta policore dhe zjarrfikëse, ndërsa në zonë po operon një helikopter zjarrfikës.

Fabrika është pronë e bashkëshortit të ish ministres greke të shëndetësisë. Ai u tha autoriteteve se të gjithë punonjësit dhe stafi i fabrikës mundën të dalin pa rrezikuar jetën.

Emergjenca civile njoftoi banorët e zonës të mos dalin dhe të bëjnë kujdes nga tymi dhe lëndët kimike që po digjen në fabrikë.

Retë e tymit kanë krijuar një atmosferë mbytëse në zonën Kifisia të Athinës.

FOTO GALERI
3/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA