![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/5a78ddd0-6cb9-429b-a624-a93075a32676_w1023_r1_s_hd-800x450.jpg)
12-vjeçari Grisha Krep dhe motra e tij, Vika 10 vjeç humbën për katër net në një pyll të egër në rrethin Slobodo-Torino të Rusisë.
Ekipet e shpëtimit kishin frikë se nuk do të gjendeshin kurrë.
Në kërkimin e fëmijëve, të cilët u zhdukën pas peshkimit në lumin Lipka, u përfshinë 650 pjesëtarë të policisë dhe vullnetarë të cilët “krehën” një zonë të madhe të banuar nga ujqër dhe arinj.
Drama filloi të martën e kaluar, kur vogëlushi u raportua i zhdukur. Në një kohë të shkurtër u organizua një operacion shpëtimi dhe u kërkua në rreth 1000 kilometra pyje dhe këneta.
Pas 96 orësh, Grisha dhe Vika u gjetën “të frikësuar dhe të ngrirë”, të uritur, të dehidratuar, por të gjallë.
Ata zbuluan se hanin vezë thëllëza për të mbijetuar. Fëmijëve iu dhanë ushqim të ngrohtë dhe ujë, e më pas iu dorëzuan mjekëve, sipas The Sun.
Top Channel