Vijat ‘gjeniale’ të parkimit për të cilat njerëzit thonë se ‘duhet të vendosen kudo’ (fotot)

11/06/2024 16:57

Parkingu i një marketi në Australi ka marrë vlerësime të shumta online pasi u jep shoferëve një nivel më të lartë vetëbesimi me mjetin e tyre.

Parkimi nuk është gjithmonë detyra më e pëlqyer për shoferët pasi shpesh hapësirat janë të ngushta dhe rregullat të komplikuara.

Por zyrtarët në Australi kanë menduar të reduktuar stresin e drejtuesve që duhet të hyjnë me marshin e sprapsjes dhe të tjera makina presin në radhë prapa tyre.

Kështu që në vend të një vije ndarëse të hapësirave të parkingut, ata kanë vendosur dy vija ose një drejtkëndësh që ndan hapësirat, që e bën më të thjeshtë manovrimin e mjetit në të.

Kjo mund të zvogëlojë hapësirën totale të parkingut por sigurisht që është një çmim i drejtë për të siguruar rregullin.

Shumë njerëz mendonin kështu kur një klient i kënaqur me shërbimin shpërndau fotot në rrjet.

Ai shkruante për parkingun në Tasmani: “Të gjithë parkinget duhet të përdorin këtë metodë për të shënuar vijat.”

“Të jep shumë më tepër vetëbesim për vendin ku parkon dhe je i sigurt se nuk do të të thërrasë dikush teksa je në dyqan,” shkruante ai.

Të tjerë shikues e quanin metodën ‘gjeniale’ që i bën shumë më pak të mundshme përplasjet gjatë parkimit të mjetit.

FOTO GALERI
1/3
Kështu që në vend të një vije ndarëse të hapësirave të parkingut, ata kanë vendosur dy vija ose një drejtkëndësh që ndan hapësirat, që e bën më të thjeshtë manovrimin e mjetit në të.

Top Channel