Presidenti turk pret në Ankara kreun e Bankës Botërore, Ajay Banga (fotot)

11/06/2024 18:26

Banga u prit nga Erdogan në kryeqytetin Ankara e u takua gjithashtu me ministrin e financave dhe të energjisë.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan priti sot presidentin e Bankës Botërore Ajay Banga në një takim me dyer të mbyllura në Ankara, për të cilin nuk u dhanë detaje në media.

Kjo është vizita e parë e Banga në Turqi si drejtues i grupit ‘World Bank Group’.

Banga u prit gjithashtu nga ministri turk i financave Mehmet Simsek i cili bënte një koment në rrjetet sociale mbi takimin.

“Partneriteti i Turqisë me bankën në periudhën 2024-2028 ishte fokusi i bisedimeve të sotme, për fusha si ‘qytetet rezistente’, transformimi i energjisë e infrastrukturës, mbështetja për sipërmarrjet dhe punësimin”, shkruante Simsek në rrjetin X.

Ajaypal Singh “Ajay” Banga është një bankier, biznesmen indiano-amerikan që ka drejtuar më parë Mastercard, Exor, e grupe të tjera investimesh.

Ai u zgjodh president i Bankës Botërore më 3 maj 3, 2023, i nominuar për postin nga administrata e Joe Biden.

FOTO GALERI
1/3
Ajaypal Singh "Ajay" Banga është një bankier, biznesmen indiano-amerikan i nominuar për postin nga administrata e Joe Biden.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA