Një 33-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga oficerët e policisë së Departamentit të Sigurisë Harilaou – Ascension, në Selanik.

Sipas mediave greke, shqiptari ka mashtruar një grua 55-vjeçare të cilën e ka bindur t’i japë 98.528 euro për një investim të pretenduar.

55-vjeçarja besonte se 33-vjeçari do t’i investonte paratë e saj në kriptovaluta dhe depozitoi shumën e madhe prej 98,528 euro në llogarinë e tij.

Me asistencën e Drejtorisë së Krimit Elektronik të Greqisë Veriore, efektivët e policisë arrestuan 33-vjeçarin mashtrues dhe ndaj tij u ngrit një çështje për bashkëpunim në mashtrim kompjuterik.

Dosja përkatëse do t’i kalojë Prokurorisë së Shkallës së Parë Selanik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA