FOTOT/ I morën vulën e partisë pas 30 muajsh Lulzim Bashës, deputetët e Berishës dalin me dy gishtat lart nga Gjykata

11/06/2024 13:39

Gjykata e Apelit ka vendosur ditën e sotme t’i kalonte Rithemelimit, grupimit të Berishës, vulën.

Menjëherë pas këtij vendimi, deputetët e Berishës kanë dalë nga Gjykata më dy gishtat lart, duke festuar kështu fitoren.

Ata kanë dalë në grup, teksa të buzëqeshur më pas bënë reagimin e tyre të parë për mediat. Deputeti demokrat Flamur Noka tha se iu dha zë së vërtetës që zvarritej prej tre vitesh.

“U gjetën gjyqtarë me integritet që i dhanë zë të vërtetës e cila po zvarritej prej tre vitesh e vërteta se demokratët janë ata që vendosin për partinë. Demokratët sot janë të bashkuar, vendimi i gëzon ata. Do të ketë një mision rrëzimin e këtij narko-regjimi. Një opozitë e përçarë ka marrë fund.

Një opozitë të bashkuar ka sot. Ky është një vendim i formës së prerë që vjen pas rekomandimit të gjykatës. Sot nuk është ditë për të festuar por është ditë për të vërtetët. Narko-regjimi duhet rrëzuar që Shqipëria të udhëtojë në BE. Ne na bie detyrë ti prijmë kësaj beteje”, tha Flamur Noka për mediat.

Lexo edhe: Gjykata e Apelit i jep vulën e PD-së Berishës, rrëzohet Lulzim Basha

FOTO GALERI
1/15

Top Channel