Ministri britanik regjistrohet në video-telefonatë me ish-kryeministrin e rremë të Ukrainës (fotot)

08/06/2024 16:17

Ministri i jashtëm britanik David Cameron është bërë objekt i një telefonate tallëse nga mashtrues që hiqeshin si ish-presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko dhe tentonin te merrnin detaje kontaktesh prej tij.

Qeveria e vendit ka publikuar vetëm tani ngjarjen e ndodhur disa ditë më parë, me qëllim të ndalojë tentativa të tilla dashakeqe për të manipuluar pamjet apo retorikën e Lordit Cameron.

Ky i fundit thotë se kishte nisur të dyshonte kur gjatë telefonatës, Poroshenko i rremë i kërkoi detaje kontakti.

Ministria e brendshme tha sot se “një numër mesazhesh teksti  u këmbyen gjatë një video-telefonate mes ministrit të jashtëm  dhe dikujt që pretendonte se ishte Petro Poroshenko, ish-presidenti i Ukrainës”.

Në deklaratë shtohej: “Megjithse video dukej qartë që ishte me zotin Poroshenko, gjatë bisedës së mëpasshme ministri nisi të dyshonte.”

“Atij iu kërkuan detaje kontakti të personave të tjerë dhe meqënëse nisi të shqetësohej, ministri kishte ndërprerë bisedën. Departamenti po heton tashmë nëse video dhe mesazhet ishin një mashtrim “.

“Ne po e publikojmë çështjen në rast se video e ministrit të jashtëm manipulohet, shfrytëzohet në mënyrë që të tjerë të kenë prezent rrezikun”.

Zyrtarët shpjegonin se manipulime të tilla po ndodhin shpesh prandaj dhe duhet bërë kujdes me trajtimin e cështjes.

Politikanët kanë marrë shpesh paralajmërime për kërcënimin e keqinformimit që tashmë është bërë më i thjeshtë prej inteligjencës artificiale dhe përmirësimit të teknologjisë.

Pro-perëndimori Poroshenko ka qenë në pushtet në Ukrainë në vitet 2014 dhe në 2019 dhe mbetet një figurë e pushtetshme në vend./Metro.co.uk/

FOTO GALERI
2/3
Politikanët kanë marrë shpesh paralajmërime për kërcënimin e keqinformimit që tashmë është bërë më i thjeshtë prej inteligjencës artificiale

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA