City blindon “heroin” e kampionatit, marrëveshja e re deri në 2026-ën

08/06/2024 14:17

Tashmë është zyrtare. Stefan Ortega ka rinovuar kontratën e tij me klubin e Manchester City deri në vitin 2026.

Portieri gjerman do të vazhdojë të jetë në Premier League, aventurë e cila nisi në vitin 2022. Futbollisti i lindur në vitin 1992 është gardiani i dytë i portës së “qytetarëve” dhe ka respektuar gjithnjë hierarkinë në skuadrën e Pep Guardiolës.

Tifozët e Manchester City u bën me zemër në ndeshjen e parafundit të sezonit që u mbyll në kampionatin anglez, ku Ortega shpëtoi skuadrën e tij dhe titullin kampion të “Sky Blues” në rastin e Heung Min Son shumë pak minuta nga fundi.

Madje, nga shumëkush pritja e Ortegas u krahasua me atë të Emiliano Martinez në finalen e botërorit, në rastin e Kolo Muani në sekondat e fundit. Me këtë rinovim, Man. City blindon deri diku portën, pasi synimi i madh është që të bindë portierin e parë të skuadrës, brazilianin Ederson, që të vazhdojë të qëndrojë në skuadër./SuperSport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA