Një ngjarje e frikshme ka ndodhur në aeroportin e “Toronto Pearson” në Kanada, me avionin Air Canada të fluturimit AC872 që u mbulua nga flakët vetëm disa sekonda pasi u ngrit në ajër.
Pasagjerët arrijnë të shohin zjarrin të dalë nga hiçi në video, duke përfshirë bishtin e avionit pas një shpërthimi të vogël.
Nga ana tjetër, dëshmitarët që ndodheshin në tokë kanë parë shkëndija të shumta zjarri pothuajse menjëherë pasi aeroplani u ngrit.
Në bord ndodheshin rreth 400 pasagjerë të cilët ishin nisur për në Paris të Francës, teksa nuk pati asnjë të lënduar, siç raporton “The Sun”.
Përfaqësuesit e kompanisë thanë se zjarri kishte ndodhur për shkak të një problemi me kompresorin e motorit që detyroi ekuipazhin ajror të ulte para kohe avionin rreth 30 minuta pas ngritjes.
“Aeroplani do të dalë jashtë shërbimit për vlerësim të mëtejshëm nga profesionistët tanë të mirëmbajtjes dhe inxhinierisë,” thanë përfaqësuesit e Air Canada.
Video captures moment Air Canada 777 had a compressor stall on departure from Toronto Pearson International Airport on Wednesday. AC872 returned safely 30 minutes later. pic.twitter.com/I8LrySWHBJ
— Breaking Aviation News & Videos (@aviationbrk) June 7, 2024
Top Channel