Shembja e papritur e urës së e komunitetit indigjen lë 8 të vdekur në lumin në Bolivi (fotot)

07/06/2024 18:58

Përpjekjet e shpëtimit vijonin sot në lumin Rapulo në veri të Bolivisë pas shembjes së papritur të një ure 130 metra të gjatë ku shtatë njerëz kanë humbur jetën, në një komunitet indigjen në veri të Bolivisë.

Shembja e papritur e urës në rajonin verior Beni ka lënë tashmë të izoluar qytezën e banorëve indigjenë bolivianë Santa Ana de Yacuma me rreth 18,500 banorë, rreth 400 kilometra në veri lindje të kryeqytetit La Paz

Ura ishte e vetmja lidhje infrastrukture me qytezën e veçuar ndersa viktimat e ngjarjes tragjike të pashpjeguar ishin njerëz që po flinin poshtë urës.

Ura ishte inauguruar në një projekt të vitit 2010 me kosto 10.3 milionë boliviano ($1.4 milionë), në një projekt të promovuar nga president Evo Morales, njoftonin mediat lokale.

Kryebashkiaku i Santa Ana de Yacuma, Rocío Roca, tha për rrjetin vendas Radio Fides se ura kishte marrë ‘mirëmbajtje sipërfaqësore’ dhe se po hetohet argumenti nese është shembur nga pesha e një kamioni që kishte kaluar në të.

Ndërsa ministri i punëve publike Edgar Montaño tha se bashkia vendse tashmë duhet të bëjë kërkesë për asistencë në rindërtimin e urës, pasi sipas tij “segmenti nuk ishte pjesë e rrjetit kryesor të rrugëve të vendit”, thane mediat vendase.

FOTO GALERI
2/6
Shembja e papritur e urës në rajonin verior Beni ka lënë tashmë të izoluar qytezën e banorëve indigjenë bolivianë Santa Ana de Yacuma me rreth 18,500 banorë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA