Analisti Preç Zogaj deklaroi se rikthimi i tensioneve në Kuvend përkon me gjyqin për marrjen e vulës së PD-së.

Ai tha në “Top Talk” se Parlamenti është ‘arena e ballafaqimit’ për çështjen e interpelancave.

“Momenti (tensionet në Kuvendit) përkon me gjyqin që do të zhvillohet me 11 për çështjen e logos, që është shumë sensitive. Qoftë për PD-në zyrtare… Gjithmonë ka një moment, ka ngjarje që përdoren, unë jam dakord me Neritanin që çështja e interpelancave duhet të jetë normale në parlament ajo është arena e ballafaqimin. Qeveria në parlament është për të dhënë llogari.

Dokument që mund t’i referohemi, sot mblidhen, shtrëngojnë duart e festojnë. Konsensusi pas disa ditësh ndahen e largohen. Luftë fillimisht për jetë a vdekje dhe më pas paqen. Unë them që duhet t’i referohemi rregullave të shkruara.

Ka një vështirësi për të zbatuar normat normale, në çdo Parlament nuk ka rëndësi si është opozita se duke shkruar rregulla vetvetiu prodhojnë konflikt se pala tjetër çfarëdo të bëjë, se e pamë këtë edhe në komisionet hetimore”, tha Preç Zogaj.

Top Channel