Lista e Italisë/ Spalletti vendos për Barellën, “përjashton” tre futbollistë

06/06/2024 19:00

Luciano Spalletti ka publikuar listën zyrtare të lojtarëve që do të përfaqësojnë Italinë në Euro 2024. Kompeticion ku të kaltrit janë pjesë e grupit B.

Bashkë me Shqipërinë, Kroacinë dhe Spanjën. Dhe duelin e parë do e luajnë pikërisht përballë kuqezinjve të Sylvinhos. Në datën 15 qershor në “Signal Iduna Park” të Dortmundit.

Trajneri i kampionëve në fuqi të Europës ka grumbulluar Nicolo Barellën e Interit, pavarësisht se mesfushori është i dëmtuar për momentin. Por, 27-vjeçari pritet të jetë gati për sfidën me Shqipërinë.

Jashtë listës prej 26 lojtarësh kanë mbetur portieri Provedel i Lazios, mesfushori Ricci i Torinos, i cili humbi balotazhin me Fagiolin e Juves, dhe Orsolini i Bolognas. Përpara të cilit Spalletti ka preferuar emra si Zaccagni dhe El Shaarawy.

LISTA E ITALISË

PORTIERË: Gianluigi Donnarumma (PSG), Alex Meret (Napoli), Guglielmo Vicario (Tottenham).

MBROJTËS: Alessandro Bastoni (Inter), Raoul Bellanova (Torino), Alessandro Buongiorno (Torino), Riccardo Calafiori (Bologna), Andrea Cambiaso (Juventus), Matteo Darmian (Inter), Giovanni Di Lorenzo (Napoli), Federico Dimarco (Inter), Federico Gatti (Juventus), Gianluca Mancini (Roma).

MESFUSHORË: Nicolo Barella (Inter), Bryan Cristante (Roma), Nicolo Fagioli (Juventus), Michael Folorunsho (Hellas Verona), Davide Frattesi (Inter), Jorginho (Arsenal), Lorenzo Pellegrini (Roma).

SULMUES: Federico Chiesa (Juventus), Stephan El Shaarawy (Roma), Giacomo Raspadori (Napoli), Mateo Retegui (Genoa), Gianluca Scamacca (Atalanta), Mattia Zaccagni (Lazio)./ Super Sport

Top Channel