Kryeministrja Georgia Meloni sot në Shqipëri, viziton qendrën e emigrantëve në Shëngjin dhe Gjadër (Agjenda)

05/06/2024 07:30

Paraditja e sotme (e mërkurë) do ta gjejë kryeministren e Italisë, Georgia Meloni, në një vizitë blic në vendin tonë.

Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, duke iu referuar burimeve diplomatike, raporton se numri një i qeverisë italiane do të mbërrijë në Shëngjin rreth orës 11:20 të ditës së sotme. E vetmja ndalesë në këtë vizitë disa orëshe të sajën në vendin tonë, nga ku do të inspektojë ndërtimin e qendrës së pritjes të emigrantëve në Shëngjin, sikurse, do të shikojë edhe procesin e ndërtimit të ambienteve akomoduese në Gjadër.

Kryeministria Meloni do të shoqërohet nga një numër i madh gazetarësh italianë.

Të njëjtat burime i thanë Top Channel se kryeministria Meloni dhe kryeministri Edi Rama pritet nga Shëngjini të japin një konferencë për shtyp në orën 12:00.

Top Channel