Detajet/ Aksident gjatë një operacioni antidrogë në Korçë, plagosen dy policë. Njëri prej tyre niset drejt Tiranës
Spartak Ngjela ka bërë një parashikim në “Top Talk” nëse Berisha dënohet nga SPAK dhe se çfarë do ndodhë me PD-në.
Sipas tij me largimin e Berishës do zgjidhet një lidership i ri i cili do jetë i zgjuar dhe kështu do rregullohen marrëdhëniet me SHBA.
Juli Xhokaxhiu: Berishën në krye të PD-së tani e sheh si një vendim gjykate që konsolidon opozitën pr 2025 në zgjedhjet e ardhshme? E sheh si mundësi të mirë bashkimi të opozitës?
Spartak Ngjela: Jo e dëmton, ka mundësi të jetë skemë. Harroni ju që Berisha është i dënuar, është në burg aktualisht, në arrest shtëpie. Flasim për avancimin e Saliut, ekzistencën e tij në politikë. A do dënohet nga SPAK-u? Po u dënua nga SPAK-u nuk është as deputet. Në momentet kur Sali do dalë jashtë politikës me një vendim gjyqësor të formës së prerë, do bëhet bashkimi i PD-së dhe do zgjidhet lideri i ri. Lidershipi i ri nuk do jetë nga ato non gratat, por do jetë i zgjuar. Atëherë do rregullojë PD-ja marrëdhëniet me SHBA dhe do të fillojë të marrë veten në Shqipëri.
Top Channel