Në investigimin e RAI 3 përmendet edhe Luftar Hysa, biznesmeni i lojërave të fatit, pronar i kazinove në Meksikë, Kanada dhe shumë vende të tjera, i cili është përfolur në mediat meksikane për lidhjet me klanin e Sinaloas në Meksikë.
Sipas Rai 3, Hysa ka qenë në takim me kryeministrin Rama dhe pak muaj më vonë ai ka marrë licencën për të ndërtuar një kazino në kompleksin turistik Marina Bay në Vlorë.
Pronari i këtij kompleksi, Besmir Lulaj në një intervistë telefonike në Top Story hedh poshtë akuzat se Marina Bay është ndërtuar me paratë e drogës.
Besmir Lulaj në Top Story: Familja ime është 100% pronare dhe menaxhuese e Marina Bay. Dje me një lloj shqetësimi që nuk e di nga buron ne e kemi gjetur veten si trafikantë, kriminelë, pastrues parash. Jam përpjekur 3 herë ta shoh intervistën dhe nuk e kam çuar dot deri në fund.
Vetëm një gjë dua të them që për gjithë këtë llum dhe këtë lloj balte që hidhet, a ka mbi këtë tokë ndonjë lloj institucioni që mund të japë drejtësi dhe të ndajë diçka që është e vërtetë, si ka mundësi që në çdo media që bëhet ngrihet një birbo, njeri dhe thotë gjëra të pafundme trillime. Në shkrime thuhet që Marina Bay është e Sinaloa, Marina Bay është e investuar me lekët e Sinaloa. Të gjitha këto janë gjëra që unë qëkur i kam dëgjuar, nuk e di se ku ta gjej paqen dhe ku ta gjej këtë të drejtë.
Top Channel