Roland Garros/ Alcaraz-Tsitsipas, përplasje gjigantësh në çerekfinale

02/06/2024 17:34

Carlos Alcaraz, një nga favoritët për të fituar në Roland Garros, siguroi pa ndonjë vështirësi të madhe një vend në çerekfinalet e Grand Slam-it të Parisit këtë të diel, duke mposhtur me shumë lehtësi kanadezin Felix Auger-Aliassime (21 në hierarki).

Numri 3 i Botës nuk i dha një shans kundërshtarit të tij dhe triumfoi 3-0 (6-3, 6-3 dhe 6-1), në pak më shumë se dy orë takim në fushën Phillipe-Chatrier.

Në fushën tjetër, në Suzanne-Lenglen, greku Stefanos Tsitsipas e pati më të vështirë të mposhtte italianin Matteo Arnaldi (35 ATP) dhe iu desh të kthente rezultatin pasi humbi setin e parë, 3-6.

Tsitsipas vulosi kalimin e tij në raundin tjetër me rezultatin 3-0 (7-6, 6-2 dhe 6-2). Për kalimin në gjysmëfinale, të hënën e ardhshme do të kenë një duel tërheqës me Carlos Alcaraz.

Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA