“Përgëzime Spanjës”/ Messi thyen heshtjen pas humbjes në finalen e Botërorit: Dhimbja është shumë e madhe, por jam krenar për këtë grup
Spanja ka nisur festën e madhe pas triumfit në Kupën e Botës 2026, me momentin më simbolik të ceremonisë që erdhi kur trofeu iu dorëzua kapitenit Rodri.
Në skenën e stadiumit në New Jersey, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i dorëzoi trofeun e Kupës së Botës mesfushorit spanjoll, i cili më pas e ngriti lart përpara mijëra tifozëve në stadium dhe miliona të tjerëve që ndiqnin ceremoninë në mbarë botën.
WATCH: Spain lifts the FIFA World Cup trophy.
The FIFA World Cup 2026 has come to an end. pic.twitter.com/a6RicPAqZR
— Clash_Intel (@clashax1) July 19, 2026
Futbollistët e “La Roja”-s shpërthyen në gëzim sapo trofeu u ngrit në ajër. Lojtarët spanjollë kënduan, kërcyen dhe festuan një sukses historik, pasi mposhtën Argjentinën 1-0 në finalen e madhe falë golit të Ferran Torres në minutën e 106-të të kohës shtesë.
Për Spanjën, ky është titulli i dytë botëror në histori, pas atij të fituar në vitin 2010 në Afrikën e Jugut. Triumfi i këtij viti kompleton gjithashtu një periudhë të artë për futbollin spanjoll, pas suksesit në Kampionatin Europian.
Rodri, i cili fitoi edhe “Topin e Artë” si lojtari më i mirë i Botërorit, ishte ai që pati nderin të ngrejë trofeun në emër të gjithë skuadrës, në një natë që do të mbetet gjatë në kujtesën e tifozëve spanjollë.
Top Channel