Sharon thotë se fillimisht zerot e shumta në llogarinë e saj e bënin të ndjehej krejtësisht të sigurtë.
Por 10 vjet pasi fitoi çmimin milioner, Sharon Tirabassi nga Ontario, Kanada, nuk arrinte më të paguante faturat dhe u detyrua të punonte part-time për të plotësuar financat.
Para se të fitonte, ajo jetonte në një apartament të thjeshtë me tre fëmijët dhe nuk mund të blinte dot një makinë.
35-vjeçarja ishte rritur duke zhvendosur nga një familje e varfër në tjetrën, prandaj shuma e madhe e parave ishte një ëndërr që i plotësohej, shkruan rrjeti britanik The Sun.
Kur fitoi llotarinë në prill 2004, ajo bleu një shtëpi, u martua me Vinny, dhe lindi tre fëmijë të tjerë.
Por Sharon nisi të shpenzonte thuajse të gjitha paratë në udhëtime të shtrenjta, blerje luksi dhe makina të bukura, si dhe duke u falur para miqve e familjarëve.
Në vitin 2006, të sapo martuarit u vendosën në një shtëpi $515,000 për të cilën Tirabassi u nxit të merrte dhe mori një hua prej $360,000, megjithëse kishte paratë në bankë.
Çifti blenë katër makina sportive, një Hummer, një Mustang, një Dodge Charger, dhe një Cadillac Escalade luksi.
Ajo i dha prindërve të saj $1milionë dhe thotë se ndau $1.75 milionë mes katër motrave e vëllezërve.
Nëntë vjet pas shpenzimeve dhe jetës së luksit, Sharon kuptoi se i kishin mbetur vetëm $750,000.
Sharon shton për rrjetin vendas The Star: “Ti mendon se ato nuk do të mbarohen asnjëherë, por vjen koha kur duhet të ndalosh dhe t’i rikthehesh jetës normale”.
Në 2007, çifti hasën probleme pasi bashkëshorti Vinny përplasi makinën Mustang dhe pranoi akuzat e lëndimit trupor dhe drejtim në gjendje të intoksikuar.
Atij i hoqën patentën dhe u dënua me 18 muaj burg.
Gjatë kësaj kohe familja humbi shtëpinë dhe nisën të zhvendoseshin shpesh.
Në vitin 2011, Vinny ra përseri në burg për shkelje të ndalimit të drejtimit të makinës.
Ndërsa Sharon me familjen ishin rikthyer aty ku e kishin nisur duke jetuar me qera dhe duke pritur rrogën e muajit për të mbuluar shpenzimet.
Por nëna thotë se është e lumtur tashmë që kanë një jetë normale, teksa komenton ato që ka kuptuar nga eksperienca.
“Paraja është rrënja e të gjithë të ligave, sapo e kisha atë, na përçau familjen. Ishte një aventurë e mirë por tani për fat kam përsëri jetën time”.
Ndërsa bashkëshorti Vinny shtonte: “Nuk isha në të vërtetë i pasur, unë jam rritur kështu dhe jam mësuar”.
Tirabassi e Vinny thonë se përpiqen tashmë që vlerat e tyre t’ia kalojnë fëmijeve.
Gruaja shtoi: “Po përpiqem t’i mësoj atyre që duhet të punojnë për të fituar para. Tani kur më kërkojnë pra nuk kam derisa të marr rrogën, duhet të presin”. /TheSun/
Top Channel