Nëse Trump përfundon në burg do jetë një rrezik i madh sigurie! E vështirë të drejtohet një sistem burgu me…

31/05/2024 09:42

Është shumë e pamundur, që Trump të qëndrojë pas hekurave!

34 akuzat me të cilat u përball janë të gjitha krime të klasit E në Nju Jork, niveli më i ulët në shtet. Çdo akuzë mbart një dënim maksimal prej katër vjetësh.

Sipas BBVC ka disa arsye pse Justice Merchan mund të zgjedhë një dënim më të vogël më 11 korrik, duke përfshirë moshën e Trump, mungesën e dënimeve të tij të mëparshme dhe faktin që akuzat përfshijnë një krim jo të dhunshëm.

Ai mund të marrë në konsideratë shkeljet e Trump të urdhrave të gjykatës gjatë gjyqit. Është gjithashtu e mundur që gjyqtari të peshojë natyrën e paprecedentë të çështjes, ndoshta duke zgjedhur të shmangë vendosjen e një ish-presidenti dhe kandidati aktual pas hekurave.

Ekziston edhe një çështje praktike. Trump, si të gjithë ish-presidentët, ka të drejtën e mbrojtjes së përjetshme nga Shërbimi Sekret. Kjo do të thotë se disa agjentë do të duhet ta mbrojnë atë në burg.

Megjithatë, do të ishte jashtëzakonisht e vështirë të drejtohej një sistem burgu me një ish-president si të burgosur. Do të ishte një rrezik i madh sigurie.

Top Channel