“Njëlloj si kur u vra Azem Hajdari”/ Balla shigjeton Berishën dhe Rithemelimin: Përdorët politikisht dhunimin e avokatit, tërhiquni

30/05/2024 14:35

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla kritikoi “Rithemelimin” për akuzat e bëra lidhur me dhunimin e avokatit Sokol Mëngjesi.

Sipas Ballës, ish-kryeministri Sali Berisha dhe zëdhënësit e tij përdorën politikisht plagosjen e avokatit. Madje, ai paralelizoi rastin me vrasjen e Azem Hajdarin në 1998, ku “Berisha doli direkt në konferencë dhe akuzoi Fatos Nanon”.

“E kuptoj Gjekmarkajn që iu desh të shkonte te kati i tetë te Mustafata Matohiti, për të gjetur një fjalë. Helbete e vuani shumë në fakt si nënkryetar i parë i PD-së, por nuk do të kisha reaguar nëse dhe ju nuk do kishit rënë në pellgun e baltës që familja Berisha, vetë Berisha dhe zëdhënësit, nxituan dje të përdornin politikisht një ngjarje të rëndë. Për Berishën kjo nuk është e re. Ngjarja e djeshme më ngjau me reagimin e parë të Berishës në 12 shtator 1998, ku u vra lideri historik i vërtet i PD, Azem Hajdarit. Doli në konferencë dhe emërtoi Nanon si urdhërues të vrasjes. Historia tregoi diçka ndryshe, policia konfirmoi diçka ndryshe”.

Duke treguar se ngjarja u zbardh nga policia dhe u identifikuan autorët, Balla tha se “Rithemelimi” duhej të tërhiqej nga deklaratat.

“Para pak minutash, kam biseduar me doktorët e Traumës, që po bëjnë një punë të shkëlqyer dhe po ashtu besoj biem të gjithë dakord se kjo është një nga ato ngjarje që brenda 10 orësh u zbardh e gjitha, përfshirë porositësin”.
Teksa ministri fliste nga Foltorja, Agron Gjekmarkaj u largua nga salla, ndërsa Balla iu drejtua me ironi: “Vazhdoni se në 19:00 keni pelegrinazhin te Rruga e Salës”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA