Ndotja e kanalit të Misarit të Myzeqesë po sjell probleme të fermerët për vaditje.
Kjo pasi ky Misar është i ndotur nga ujërat që derdhen në të.
Ramazan Kadija në Biçukas ka ndaluar vaditjen e shalqirit për shkak te nivelit te lartë të ndotjes që ka kanali. Uji ka përqindje të lartë të amoniakut dhe nuk këshillohet nga agronomët të përdoret për bimët
Ndotja e ujërave nis nga Lushnja dhe vazhdon deri në Emisarin e Terbufit, në Hidrovorin e Biçukasit dhe Divjakë. Në këtë të fundit ndotja ka shkaktuar ngordhjen e peshqve dhe të çdo gjallese që jeton nëpër këto ujera. Tonela me peshq të ngordhur shihen me sy te lirë përgjatë gjithë kanalit të Biçukasit, ndërsa era e rëndë mbyt ajrin e zonës përreth. Për specialistët e mjedisit shkaktaret kryesorë të kësaj situate janë stallat e bagëtive dhe fabrikat e vajit të ullirit. Mbetjet e tyre derdhen nëpër kanalet vaditëse duke mos u përpunuar .
Ndërsa bashkia Divjake ka marrë masa për ndalimin e ndotjes së ujërave nga stanet dhe fabrikat ne territorin e saj, kjo gjë nuk po ndodh ne Lushnjë.
Kryetari i bashkisë Divjakë, Josif Gorreja ngre alarmin për situatën e krijuar. Sipas tij duhen marrë masa urgjente për ndalimin e ndotjes së ujerave ne Emisarin e Tërbunit nga bashkia e Lushnjës sepse situata është në kufijtë e katastrofës mjedisore.
Derdhja e këtyre ujërave përfundon në lagunë.
Top Channel