Mijëra protestues kanë dalë sot në qendër të kryeqytetit armen Jerevan kundër tolerimeve territoriale të kryeministrit Nikol Pashinyan ndaj Azerbaixhanit fqinjë.
Protestat kanë nisur prej dy muajsh që kur qeveria e vendit tha se do t’i japë azerëve toka armene edhe pse të kontrolluara prej tyre që prej viteve 1990, “me qellim te sigurohet paqja e konfliktit”.
Kryeministri Pashinyan nuk ndryshon pozitën e tij megjithë thirrjet e kryepriftit karizmatik Bagrat Galstanyan, i cili po perpiqet të nisë një proces paditjeje e shkarkimi ndaj kryeministrit.
Rreth 3,000 protestues raportohej se ishin mbledhur sot në Sheshin e Republikës jashtë selisë së qeverisë, teksa Pashinyan brenda drejtonte një takim me kabinetin qeveritar, shkruan rrjeti AFP nga vendngjarja.
Demonstruesit bllokuan trafikun dhe pati disa përplasje mes policisë e protestuesve.
“Kemi ardhur këtu t’i themi këtij burri se ai nuk ka të bëjë asgjë me këtë vend,” tha kryepeshkopi Galstanyan për turmat, duke shtuar se është dorëhequr përkohësisht nga posti i tij me kishen, për të kandiduar kundër Pashinyan.
Javën e shkuar Armenia i ktheu zyrtarisht Azerbaixhanit kontrollin e katër fshatrave kufitare që kishte marrë katër dekada më parë, teksa Pashinyan tha se vendimi ndihmonte për paqen me Bakun.
Azerbaixhani gjithashtu mori me forcë kontrollin e plotë të rajonit të kontestuar Nagorno-Karabakh me disa rajone armene që tashmë janë zbrazur nga popullsia./AFP/
Top Channel