Kryeministri grek fton arvanitasit në kryeministri, ia marrin këngës shqip, reagime të shumta në rrjet Një person është arrestuar këtë të enjte në Leposaviq nën dyshimet për vjedhje të identitetit. Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari, M.K., në momentin e ndaljes kishte në posedim dy karta identiteti, një të Kosovës dhe një të Serbisë, me emra të ndryshëm.
Pas arrestimit i njëjti është dërguar në stacionin e policisë në veri të Mitrovicës e me urdhër të prokurorit pastaj është ndaluar për 48 orë.
Policia e Kosovës ka bërë po ashtu të ditur se është bastisur edhe banesa e të dyshuarit më Mitrovicë të Veriut, ku janë gjetur dokumente të ndryshme e laptop që mund të kontribuojnë në hetimin tutje.
Burime nga autoritetet e sigurisë në Kosovë bëjnë të ditur se i njëjti dyshohet edhe për spiunazh.
Kjo për shkak të lidhjeve që ka pasur edhe me ish-shefin e inteligjencës serbe, Aleksandar Vulin, sidomos gjatë kohës kur ky shërbente si udhëheqës i së ashtuquajturës zyra e Serbisë për Kosovë. M.K., për një kohë ka shërbyer edhe si gazetar i rrjetit “Mosti”, organizatë kjo mediatike në Kosovë në gjuhën serbe.
Top Channel