Projektligji për Gjykatën Speciale dërgohet në Qeveri, 120 pako dorëzohen pas protestës në Prishtinë

01/10/2026 19:02

Ka përfunduar protesta e radhës e zhvilluar sot në Prishtinë, në kundërshtim me dënimet e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Gjykata Speciale.

Në përfundim të protestës, organizatorët kanë dorëzuar pranë institucioneve të Kosovës 120 pako me projektligjin për ndryshimin e ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës, të njohura si Gjykata Speciale.

Sipas pamjeve nga vendngjarja, pakot janë dërguar drejt Qeverisë së Kosovës nga Çlirim Haziri dhe fëmijë të dëshmorëve.

Protesta u zhvillua në shenjë kundërshtimi ndaj vendimeve të Gjykatës Speciale ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së dhe kërkesave për ndryshime ligjore lidhur me funksionimin e saj.

Top Channel