Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë pohuan për Radion Europa e Lirë se e nuk janë konsultuar në lidhje me përpjekjet që po bëhen në Kosovë për të ndryshuar ligjin që krijoi bazën për themelimin e këtij institucioni.

Nisma për ta ndryshuar Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, ndryshe e njohur si Gjykata Speciale, është duke u shqyrtuar nga zyra ligjore e kryeministrit Albin Kurti. Gjykata që dënoi në 16 shtator katër ish-krerë të UÇK-së për krime lufte, gëzon mbështetjen e Bashkimit Europian.

Mes valës së indinjatës që shkaktoi vendimi i saj në mesin e qytetarëve të Kosovës, ku u prit me protesta, partia më e madhe e opozitës atje, PDK-ja ndërmori nismën për ndryshimin e ligjit. Por për të kaluar në Kuvend, iniciativës i duhet të marrë dritën jeshile të dhe të kalojë në komisionet parlamentare.

“Me ne nuk janë konsultuar”, u tha shkurt në një përgjigje të Gjykatës Speciale për REL-in, ku u nënvizua se ata “nuk komentojnë mbi iniciativat politike”. Në dokumentin e ndryshimeve të propozuara, kërkohet ndër të tjera, që dënimet më të larta që mund të jepen të mos kapërcejnë 15 vitet burg, që të dënuarit të mund të jenë subjekt i faljes presidenciale.
Ekspertë të ndryshëm ligjorë e konsiderojnë megjithatë këtë nismë si të vështirë për t`u arritur dhe ngrenë pikëpyetje mbi ndikimin real që mund të ketë ndryshimi.

Top Channel