‘Oktoberfest’ ndalon këngën e njohur italiane pasi ‘radikalët e djathtë e kthejnë në sloganin e ndaluar nazist’ (fotot)

29/05/2024 16:22

Organizatorët e festivalit të birrës Oktoberfest në Gjermani kanë deklaruar së fundmi se “nuk ka vend për ‘budallëqe të së djathtës ekstreme’ pasi radikalët e djathtë gjermanë kanë përshtatur këngën e njohur ritmike italiane ‘L’amour Toujours’ me një brohoritje naziste.

Drejtuesit e Oktoberfest thanë se do të ndalojnë këngën e njohur të kërcimit në festivalin e birrës në Munich pasi e djathta ekstreme e ka bërë atë të sajën.

Lirikat sentimentale të melodisë L’amour Toujours, e cila eshte një hit diskoteke i vitit 2001 nga DJ Gigi D’Agostino, janë përshtatur në Gjermani me sloganet raciste “Gjermania për gjermanët, të huajt jashtë”, e dëgjuar në disa evente kohët e fundit.

Më së fundmi një video e përmbajtjes raciste është bërë virale në rrjet, teksa këndohej në një ishull privat feste të Gjermanisë.

Drejtori i Oktoberfest, Clemens Baumgwrtner dënonte përvetësimin e muzikës nga e djathta ekstreme, duke thënë se kënga nuk do të luhet në festivalin e birrës.

Versioni ofendues i këngës është shfaqur fillimisht në një video në qytetin Mecklenburg-Vorpommern çka solli nisjne e hetimeve nga policia, por shumë versione të saj qarkullojnë tashmë në rrjetin TikTok.

Për ironi, autori DJ i këngës italiane thotë se idea e saj është bashkimi njerëzve dhe jo përçarja ose urrejtja.

Gigi D’Agostino thotë se distancohet nga përshtatjet naziste të melodisë së tij , teksa shton se kënga ka të bëjë me “ndjenjën e madhe e të mrekullueshme të lidhjes mes njerëzve. Ka të bëjë me dashurinë.”

Rrjeti britanik The Guardian shkruan se ekspertët besojnë se kënga qëllimisht është shfrytëzuar nga e djathta për të shënjestruar kulturën muzikore dhe ri-kontekstualizimin drejt ideve të djathta.

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka përmendur çështjen duke quajtur këngën “të përçmuar e të papranueshme”.

Me sa thuhet, të tjera evente madhore në Gjermani kanë në plan të ndalojnë muziken e kontestuar.

FOTO GALERI
2/3
Për ironi, autori DJ i këngës italiane thotë se idea e saj është bashkimi njerëzve dhe jo përçarja ose urrejtja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA