Aksidentohet për vdekje dhe braktiset në rrugë 42-vjeçari nga Lushnja, policia: Po kqyrim kamerat për të identifikuar autorin

26/05/2024 11:55
Foto ilustruese

Një 42-vjeçar nga Lushnja është aksidentuar për vdekje dhe është braktisur në vendin e ngjarjes, në autostradën Kavajë-Durrës, në afërsi të Malit të Robit. 

N. H., është gjetur në orët e para të mëngjesit. Sipas policisë, nga veprimet e para dyshohet se është përplasur nga një automjet ende i paidentifikuar.

“Policia rrugore e Kavajës dhe grupi hetimor po kqyrin kamerat dhe po kryejnë veprime hetimore për të bërë të mundur identifikimin e automjetit, kapjen dhe arrestimin e drejtuesit të automjetit”, thuhet në njoftim.

Top Channel