Papa Leone XIV lë spitalin pas operacionit në mushkëri, rikthehet në Vatikan Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka shpërbërë kabinetin prej gjashtë anëtarësh të luftës, pak ditë pas largimit nga qeveria të ish-gjeneralit Benny Gantz.
Netanyahu tani pritet të zhvillojë konsultime për luftën në Gaza me një grup të vogël ministrash, duke përfshirë ministrin e Mbrojtjes Yoav Gallant dhe ministrin e Çështjeve Strategjike Ron Dermer, të cilët kishin qenë në kabinetin e luftës.
Kryeministri ishte përballur me kërkesat nga partnerët nacionalistë-fetarë në koalicionin e tij, ministri i Financave Bezalel Smotrich dhe ministri i Sigurisë Kombëtare Itamar Ben-Gvir, për t’u përfshirë në kabinetin e luftës, një veprim që do të kishte intensifikuar tensionet me partnerët ndërkombëtarë, përfshirë Shtetet e Bashkuara.
Forumi u formua pasi Gantz iu bashkua Netanyahut në një qeveri të unitetit kombëtar në fillim të luftës në tetor, ku përfshiu edhe partnerin e Gantz-it, Gadi Eisenkot dhe Aryeh Deri, kreun e partisë fetare Shas, si vëzhgues.
Por, Gantz dhe Eisenkot u larguan nga qeveria javën e kaluar, pasi u shprehën se Netanyahu dështoi të formojë një strategji për luftën në Gaza.
Top Channel