Mbyllen pa rezultat negocjatat për ‘traktatin global të pandemive’ nga OBSH (fotot)

25/05/2024 19:35

Negociatat për një traktat global mbi trajtimin e pandemive të ardhshme janë mbyllur dje pa sukses pas gati dy vitesh nxitjeje nga OBSH dhe disa vende që e para të marrë kompetenca të plota të reagimit në çdo shtet në rast pandemie, pa marrë parasysh qeveritë kombëtare.

“Ky nuk është një dështim,” tha kreu i OBSH Tedros Adhanom Ghebreyesus në fund të bisedimeve në selinë kryesore të organizatës në Gjenevë, duke insistuar se shumë vende donin traktatin dhe do të vijojnë të tentojnë akordin.

Zyrtarët thanë se lëvizja kishte fituar ritëm por nuk arriti të mbyllje në afatin e caktuar para asemblesë botërore të OBSH javën që vjen me 194 shtetet anëtare.

“Bota ka nevojë për një traktat pandemie dhe duhet të jetë e përgatitur”, tha kreu i OBSh, edhe pse kritikët janë shprehur kundër një traktati që i heq shteteve të drejtat kombëtare, duke i lënë organizatës globale dorë të lirë mbi organet kombëtare të shëndetësisë, apo forcat e rendit e ushtrisë.

Drejtuesit e bisedimeve Roland Driece e Precious Matsoso thanë për rrjetin AFP se vendet dëshirojnë të arrijnë një marrëveshje.

“Ky nuk është fundi,” tha Matsoso, duke shtuar se ministrat janë tërhequr për të vendosur hapat e ardhshëm.

Çështjet kryesore silleshin rreth “aksesit ndaj patogjenëve të mundshëm të zbuluar në vende të ndryshme dhe vaksinave të mundshme që duheshin krijuar sipas njohurisë së përftuar”.

Ndërkohë vaksinat e pandemisë janë përballur me një seri problemesh dhe një kompani i ka tërhequr krejtësisht nga tregu prej afekteve të rënda anësore.

Të tjera çështje problematike rezultuan financimi, mbikëqyrja e patogjenëve, zinxhiri furnizimit  deh përndarja e barabartë e mjekimeve, testeve, vaksinave etj., shkruan rrjeti AFP.

FOTO GALERI
2/3
"Bota ka nevojë për një traktat pandemie dhe duhet të jetë e përgatitur”, tha kreu i OBSh, edhe pse kritikët janë shprehur kundër një traktati që i heq shteteve të drejtat kombëtare

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA