Gjendet pa shenja jete 64-vjeçari në Maliq, nga këqyrja e trupit rezulton se….

24/05/2024 17:33

Një 64-vjeçar është vetëvarur afër banesës së tij në Maliq.

F. A., banues në fshatin Vashtëmi,  u gjet rreth orës 16:45, nga familjarët e tij.

Sipas policisë, nga këqyrja paraprake e trupit të këtij shtetasi, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel