Ministria palestineze thotë se ushtria izraelite vrau 7 njerëz në bastisjen në Bregun Perëndimor (fotot)

21/05/2024 18:52

Zyrtarë palestinezë të shëndetësisë thanë sot se shtatë palestinezë janë vrarë gjatë bastisjes së ushtrisë izraelite në qytetin e kampin e refugjatëve në Xhenin, ku korrespondenti rrjetit AFP tha se kishte disa shkëmbime zjarri mes militantëve dhe ushtrisë.

Sot herët ushtria izraelite tha se kishte nisur “një operacion kundër-terrorizmi ndaj militantëve të armatosur” pa dhënë detaje të mëtejshme.

Ministria palestineze e shëndetësisë në Ramallah tha se trupat izraelite kishin vrarë shtatë palestinezë gjatë bastisjes së mëngjesit në Xhenin.

Zyrtarët shtonin se 19 njerëz ishin plagosur.

Agjencia palestineze Wafa tha se mes të vrarëve ishte dhe kirurgu palestinez, Usaeed Jabareen, i spitalit të Xhenin.

Pas operacionit shkollat e dyqanet në Xhenin dhe në kampin e refugjatëve ngjitur me qytetin u mbyllën, ndërsa buldozerët izraelitë nisën të prishnin rrugët e qytetit për të pamundësuar lëvizjen e automjeteve.

Rruga mes kampit të refugjatëve dhe spitalit u gërrmua në gjatësinë e saj nga buldozerët izraelitë, të cilët thanë se “po kërkonin për bomba të fshehura”. /AFP/

FOTO GALERI
5/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA