Burri jeton në autobus në tokën e tij, por bashkia sërish kërkon ta dëbojë (fotot)

21/05/2024 15:23

Megjithëse jeton në tokën e tij, në një autobus të përshtatur për banim, Dan Reinhold nga Australia thotë se zyrtarët e këshillit bashkiak po përpiqen ta dëbojnë sepse nuk paguan taksa, duke i kërkuar të vendoset në një vend-parkim rulotash.

Reinhold thotë se një numër zyrtarësh janë para qitur në banesën e tij duke e “ngacmuar e intimiduar, gjatë 12 muajve të fundit, duke thënë se toka “nuk është parkim rulotash”.

Pensionisti modest që jeton në tokën e tij është thirrur në gjykatë pasi këshilli bashkiak vendosi se toka nuk është parkim rulotash.

Por Reinhold ka shëndet të dobët dhe ashtu si shumë australianë të tjerë është prekur nga kriza e strehimit, dhe nuk mund të përballojë të paguajë qera.

Ai nuk kishte opsion tjetër por të vendosej me autobusin në tokën që zotëron me një mik në qytezën rurale të Darkan, 250km në juglindje të Perth, në jugperëndim të Australisë.

“Përse duhet të shkoj në një parkim rulotash kur jam në tokën time?’ pyet Reinhold, duke shtuar se në autobusin e tij ka çdo gjë që i nevojitet.

Zyrtarët i kanë thënë se të vendoset në parkingun Darkan Caravan Park, që menaxhohet nga bashkia, edhe pse të ftuarit aty mund të qëndrojnë vetëm për 28 ditë çdo tre muaj.

Një zyrtar vendas tha se autoritetet mund të lëshojnë leje të rinovueshme kampingu për njerëzit në tokën e tyre.

“Aplikimet miratohen me plotësimin e rregullave të sigurisë e shëndetësisë, por për arsye privatësie nuk mund të komentojmë për këtë rast të veçantë”, tha një zëdhënës.

Punonjësi bashkiak shtonte se sipas rregullave aktuale rulotat lejohen të qëndrojnë gjithë kohën vetëm në parkinget e rulotave.

Pensionisti australian vazhdon betejën e tij ligjore me autoritetet. /The Sun/

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA