Reali/ Nuk arrin të rikuperohet, humbet finalen e Championsit

20/05/2024 16:09

Aurelian Tchouameni nuk ia del dot. Mesfushori francez pësoi një frakturë në gjysmëfinalet e Championsit përballë Bayern Munich.

24-vjeçari bëri gjithçka për t’u rikuperuar për finalen e madhe të 1 qershorit kundër Borussias së Dortmundit. Madje fluturoi drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për t’u kuruar nga një specialist, por asnjë dobi.

Shtypi spanjoll raporton se Tchouameni nuk do të jetë i gatshëm për Carlo Ancelottin për finalen e Wembleyt. Lojtari do të bëjë tifo për shokët e skuadrës me shpresën dhe besimin se ata do të sigurojnë trofeun e 15-të në historinë e klubit.

Objektivi i mesfushorit është Euro 2024 me Francën. Didier Deschamps do të ketë kohë deri në datën 7 qershor për listën zyrtare të “Gjelave”. Trajneri i kombëtares franceze u shfaq optimist në lidhje me rikuperimin e kampionit të Spanjës me “Los Blancos”.

Dhe Tchouameni ka kohë të mjaftueshme në dispozicion për t’u rikuperuar qetësisht dhe pa nxitur për Euro 2024, që do të organizohet në Gjermani në periudhën 14 qershor-14 korrik./ Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA