Në të njëjtën kohë kur për jetën e Durim Bamit ofroheshin 1 milionë euro, Durim Bami jo vetëm u shpëtonte atentateve duke qarkulluar me masa të larta sigurie, por edhe policisë.
Për këtë të fundit të burgosurit thoshin se nëse e vrisnin ata, policia do bënte festë. Por nga ana tjetër dosja hetimore e SPAK që bazohet në qindra komunikime përmes aplikacioneve, tregon se për Bamin nuk ishte rastësia mbreti i tij, por lidhjet e forta që kishte, një ndër to është ajo me oficerë të RENEA-s.
Njëri nga bashkëpunëtorët e të shumë kërkuarit të ish deputetit Arben Ndoka që donte ta vriste për të vënë në vend vrasjen e të vëllait Aleksandrit, sipas SPAK ishte një oficer i specialeve identifikuar si Altin Morina. Morina i thotë Bamit se se i kishte shkruar 100 herë, pasi e kishin njoftuar forcat speciale se do shkonin tek shoku i tij.
Dhe teksa përgjimet kishin nisur ndaj tij, Bami sinjalizohet se nuk duhet te flasë dhe për këtë informacion duhet ti jepnin një kafe shefi të komisariatit numër dy që përshkruhet si njeriu më i besuar i drejtorit të përgjithshëm. Referuar verifikimeve të kryera, rezulton që në periudhën kohore kur janë kryer komunikimet drejtori i përgjithshëm i policisë është shtetasi Ardi Veliu thuhet në dosje.
Mes masave në mungesë janë edhe ai i ish-deputetit Arben Ndoka dhe nipit të tij, por edhe Xhelal Rraja dhe e treta masë për Ervis Martinajn.
Në dosje përmendet edhe emri i ish-drejtorit të Lezhës, Henerigert Mitri, i dyshuar se ishte përfshirë në grupet kriminale për të mbjellë drogë, kurse Klodian Shahini si shef i anti-trafiqeve dyshohet se ndihmoi në informacione gjatë planeve të nipit të Kastriot Reçit për të vrarë Preng Gjinin.
Gjatë dy ditëve të fundit gjykata ka vlerësuar masat, më të fundit ato ndaj Emiliano Shullazit i cili shfaqet nga burgu duke folur me Enchro gjatë planeve për të vrarë Durim Bamin. Masat e tjera ishin ato ndaj Besjan Xhixhes, Enver Divës, Gjegj Cukalit dhe Albert Zajës edhe ata duke planifikuar vrasjen e Preng Gjinti, Elvis Gacajt dhe Altin Geges.
Të gjithë ata janë në burgje dhe për dosje të tjera. SPAK njoftoi zyrtarisht se gjatë hetimeve ndaj 50 të dyshuarve, ka zbardhur dhjetëra ngjarje të tjera, si dhe ka bllokuar pothuajse 3 milionë euro.
Top Channel