Rreth orës 1 pas mesnate këtë të shtunë në fshatin Volljak ka pasur shembje të dheut e çarje të rrugës.
Prishjet që ka shkaktuar rrëshqitja janë masive në rrugën që lidhë Gjakovën me Klinën e kryeqytetin, Prishtinën.
Shembja e tillë e ka bllokuar këtë rrugë duke e bërë të paaksesueshme për qarkullim.
Sipas informacioneve, reshjet e shumta të kësaj jave kanë shkaktuar rrëshqitjet e dheut derisa është kërkuar kujdes i shtuar për shkak të mundësisë që mund të ketë rrëshqitje të tjera të dheu në këtë zonë.
Që prej më shumë se dy vjetësh ka nisur projekti i zgjerimit të kësaj rruge nga ana e Ministrisë së Infrastrukturës.
Kompania përgjegjëse për punimet që nga nga mëngjesi i së shtunës kanë vazhduar me largimin e dheut me eskavatorë.
Rruga vazhdon të jetë e mbyllur derisa autoritetet nuk kanë dhënë një periudhë të caktuar se kur mund të pastrohet e lëshohet për qarkullim.
Automjetet janë duke shfrytëzuar rrugë alternative për të qarkulluar mes qytetit të Gjakovës dhe Klinës.
Udhëtarët ose kalojnë në këmbë ose devijojnë rrugën me makinë.
Top Channel