Ministri kolumbian i drejtësisë Nestor Osuna, njoftonte sot se drejtori i burgut La Modelo, një nga më të mëdhenjtë në vend, kishte marrë kërcënime para se të qëllohej për vdekje në Bogota.
“Ai kishte bërë raportimin te prokurori sipas procedurës së rregullt, duke nisur kërkesën për mbrojtje”, tha Osuna në konferencën në kryeqytet.
“Kolonel Elmer Fernández është qëlluar për vdekje në makinën e tij të punës,” tha Osuna në video.
Fernández kishte marrë detyrën më 4 prill, duke shtuar disiplinën dhe kontrollet në burgje.
Por mediat vendase thonin se disa javë më parë ai kishte marrë kërcënime nga të burgosurit krye-trafikant për menaxhimin e institucionit, të cilët e urdhëronin të mos kryente kontrolle në zona të caktuara të burgut gjigant La Modelo.
Kolumbia është prodhuesi më i madh i kokainës në botë dhe dhuna e trafikut reflektohet në institucionet e dënimit, por jo aq sa në Ekuadorin fqinjë qe eshte destinacioni i pare i drogës kolumbiane, dhe ku burgjet janë bërë skena e masakrave e përplasjeve brutale, shkruan rrjeti AFP.
Top Channel