
Janë publikuar pamjet e tmerrit kur sulmues të armatosur kanë ndaluar sot në hyrje të një autostrade në Francë automjetin e burgut ku mbahej trafikanti njohur si “Miza”, teksa hapin zjarr duke vrarë të paktën dy oficerë dhe më pas largohen në këmbë.
Mjeti i burgut u sulmua paraditen e sotme në autostradën A154 pranë Incarville në veri të Francës, në ngjarjen shokuese ku disa të tjerë u plagosën.
Pas masakrës, sulmuesit dhe i burgosuri liruar Mohammed Amra, 30 vjeç, ishin larguar nga vendngjarja.
I burgosuri me nofkën ‘La Mouche’ (Miza), po transportohej mes dy burgjeve në Normandi para se të ndodhte gjakderdhja.
Burime policie thanë për rrjetin vendas Le Parisien se i liruari ishte kreu i një “rrjeti narkotikësh” dhe konsiderohet i rrezikshëm. Ata shtonin se Mohammed kishte tentuar të arratisej nga qelia e tij dhe dy ditë më parë.
Rrjeti vendas BFMTV, tha se herën e fundit Amra ishte dënuar me 18 muaj burg për grabitje në Évreux ndërsa po hetohej për tentativë vrasjeje në Marseille.
Policia tha: “Prita ndodhi në sportelin e hyrjes së autostradës në Incarville ku besohet se janë përdorur automatikë Kalashnikov. Tre oficerë burgu kanë humbur jetën dhe tre janë plagosur.
La Parisien shkruante se një nga oficerët e vrarë në sulmin e sotëm ishte i ditëlindjes 1972 ndërsa një tjetër i vitit të lindjes 1989.
Ministri i drejtësisë Eric Dupond Morretti, tha se një prej viktimave lë gruan pesë-muaj shtatzënë.
President iEmmanuel Macron foli sot pas sulmit të tmerrshëm, duke ngushëlluar familjet dhe premtuar kapjen e autorëve. Kerkimet vazhdojnë. /DailyMail/
Top Channel